Chi Siamo Iniziative Notizie Forum Contatti
     
 

"Università del sud-est Europeo-Tetovo, Macedonia 28 e 29/04/2008" -III Seminario di lingua e letteratura Arbereshe
Më 28 dhe 29 prill - Simpozium për gjuhën dhe letërsinë arbëreshe në UEJL

Më 28 dhe 29 prill, Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, do të jetë nikoqir i simpoziumit të parë shkencor ndërkombëtar kushtuar gjuhës dhe letërsisë arbëreshe. Koordinatori i Zyrës për marrëdhënie me opinionin publik i UEJL, Demush Bajrami, përmendi veprimtarin Joseph J. DioGuardi në një organizim të arbëreshëve në SHBA, kishte thënë: "Unë jam nga ata që thirren 'gjaku ynë i shprishur'" – "il nostro sangue sparso"). Mjafton të përmendim Jeronim de Radën si një figurë tejet të rëndësishme të kulturës dhe krijimtarisë sonë letrare, por edhe Garibaldin, i cili në momentet kur vendosej për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në përfundim të shekullit XIX e kishte ngritur fuqishëm zërin për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare.

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në UEJL, Prof. Dr. Vebi Bexheti tha: " Ky aktivitet që është i treti me radhë e që ka gjithashtu karakter kombëtar e ndërkombëtar, është pjesë e projektit të bashkëpunimit mes UEJL dhe Universitetit të Kalabrisë. Nënshkrimi për bashkëpunim nga dy rektorët, është duke u realizuar me sukses të plotë. Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe organizoi dy ekskursione të studentëve dhe profesorëve në pjesën arbëreshe të Kalabrisë. Takimi me arbëreshët, përveç tjerash, kishin edhe rëndësi shkencore sepse studentët tanë për së afërmi u njohën atë pjesë të kombit të ndarë nga trungu ynë i përbashkët. Këto takime vëllazërore me studentë dhe profesorë arbëreshë që dy vjet me radhë, po bëhen në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Universitetit të Kozencës, ishin të ngrohta dhe miqësore. Vizitat e shumta katundeve arbëreshe, njohja për së afërmi me gjuhën e tyre, veshjen, traditën dhe kulturën, ishin edhe dëshmi për tërë atë që u mësua nga libri dhe shkolla", tha ai.

Sipas Vebi Bexhetit "Seanca solemne do të fillojë në orën 9.00, me shfaqjen e një filmi dokumentar për arbëreshët me fjalën e hapjes dhe me fjalët përshëndetëse. Pas kësaj pjese, do të ketë një ekspozitë me fotografi nga ekskursionet nëpër Kalabri. Aktivitetet me karakter pune do të vazhdojnë në dy sesione ndaras, në atë të gjuhës dhe të letërsisë para dhe pas dreke për dy ditë me radhë. Ky aktivitet me aq rëndësi dhe përgjegjësi as që mund të mendohej pa përkrahjen financiare të UEJL, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Kulturës dhe sponsorizimit të kompanisë së njohur "Ekolog", nënvizoi ai.

Ndërkaq, shefi i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Prof. Dr. Hamit Xhaferi tha: "Në këtë simpozium shkencor me temë boshte "Gjuha dhe letërsia e arbëreshëve", brenda këtyre dy ditëve do të mbahen mbi 70 referime të cilat do të jenë të shoqëruara me debate të frytshme shkencore, 42 nga fusha e letërsisë dhe 28 nga ajo e gjuhësisë. Prezencën e tyre e kanë konfirmuar studiuesit dhe shkencëtarët më të njohur shqiptarë dhe të huaj, nga Shqipëria, Kosova, Arëreshët e Italisë, Bullgaria, Gjermania dhe Maqedonia. Gjithashtu me këtë rast në takime të veçanta do të organizohen 5 prezentime në formë të workshopeve nga ana e studiuesve arbëresh dhe dy promovime librash". Sipas Hamitit do të bëhet edhe prezentimi i projektit "BESA": Francesko Altimari – Kalabri: Kërkimet për leksikografinë arbëreshe në Universitetin e Kalabrisë, Francesko Iusi: Për një hartë të bibliotekave në trevën kozentine, Marina Dattoli: Libri i lashtë në Bibliotekën e Shën Adrianit në Shën Mitër, Fiorella De Rosa: Kontributi i gjuhësisë tekstuale dhe i teknologjive informatike – analizë e veprës "Këngë të Serafinës Thopia" të Jeronim De Radës, Maria Luisa Pignoli: Leksiku i të folmeve arbëreshe të Porkanunit dhe të Rurit dhe disa promovime të librave: promovimi i botimit më të ri të kompletit mbi Naim Frashërin nga Shtëpia Botuese TOENA dhe promovimi i librit "Kurbani ballkanik" i Luan Starovës, i përkthyer në italisht (Sacrificio balkaniko) nga Giovana Nanci.

Ndërkaq, profesorët Ejup Hajdini, Mustafa Ibrahimi dhe Zeqir Kadriu shprehen se kjo është një bgjarje me përmasa historike, ku do të përkujtohet sakrifica dhe mbijetesa e popullit arbëresh, i cili ruajti me xhelozi traditën shqiptare.